Mallakastër, 400 banorë pa energji

17/01/2012 00:00

400 banorë të fshatit Grançie të komunës Qendër të Mallakastrës kanë më shumë se dy javë që jetojnë në mungesë të energjisë elektrike.

Shkak për këtë është bërë djegia e transformatorit. Banorët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë marrjen e masave për zgjidhjen e situatës.

“Ne kemi një transformator që ka një vit e gjysmë, gjysmë i djegur. Po bën mbi dy javë që u dogj plotësisht dhe ne jemi pa drita”, deklaron një banor i fshatit.

Banorët i bëjnë thirrje CEZ-it të zgjidhë sa më parë këtë situatë. Në të njëjtin mendim me banorët është edhe kryetari i komunës. Ai thotë se ka kërkuar nga ndërmarrja përkatëse zgjidhjen e problemit, por deri më tani, asgjë nuk ka ndodhur. Kryetari i komunës thotë se ka kontaktuar punonjësit e CEZ dhe që në kontakt të parë me ta, sipas tij, ka vënë re se ky problem nuk do të zgjidhej lehtë.

Pak kohë më parë, të njëjtin problem patën edhe disa banorë të Lezhës, por protestat e banorëve bënë të mundur që CEZ të vendosë një transformator të ri.

Top Channel