" /> ">

“Shqiponja 4” në Afganistan, përcillet misioni

16/01/2012 00:00

Shqipëria ka nisur drejt Afganistanit edhe misionin “Shqiponja 4”, i cili do te dislokohet ne Herat dhe Kandahar.

80 forca ushtarake, 45 prej te cileve do te jene ne misione te rrezikshme te patrullimit, jane stervitur per kete mison nga specialistet amerikane dhe italiane, per me shume se 6 muaj. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ambasadori amerikan Aleksander Arvizu, shefi i Shtabit të Pergjithshëm të Ushtrisë dhe drejtori i Përgjithshem i Policise Hysni Burgaj, ishin ne aeroportin “Nene Tereza”, mengjesin e se henes, per t’i uruar mision te mbare, ushtarakeve pak para se linin atdheun e tyre. Ketij misioni i jane shtuar edhe 5 forca policore trajnuese, per homologet e tyre afgane.

“Sot nisim një grup të madh ushtarësh dhe punonjësish të policisë për në Afganistan. Eshtë nder dhe kënaqësi që ju përcjellim në këtë mision sepse ne fakt ju jeni krenaria jonë”, tha ministri i Mbrojtjes Arben Imami.

Komandantet e ketij misioni premtuan gjate marrjes ne dorezim te flamurit shqiptar, respektimin e detyres me profesionalizem te plote.

Top Channel