Mëngjesin e së hënës kanë nisur hetimet për incidentin detar, si dhe
kanë rifilluar kërkimet në det të hapur për gjetjen e trupit të pajetë
të kapitenit të anijes “Edir”, 53-vjeçarit nga Azerbajxhani Khajam
Mamadov, i cili rezulton i zhdukur që nga dita e diel.

Pas nje shperthimi ne bord, anija turke u mbyt ne raden e portit te karburanteve, ne Porto Romano te Durresit. Ne operacionin e kerkimit po marrin pjese mjete te policise kufitare dhe Guardia di Finanza-s, ndersa kapiteneria ka ngritur nje grup hetimi ne perberje te te cilit jane dhe inspektore te mjedisit per te zbardhur ngjarjen.

Pjese e grupit hetimor jane dhe dy polumbare te Autoritetit Portual Durres. Nderkaq Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit ka kerkuar nisjen e hetimeve per zbulimin e shkaqeve te vdekjes se kapitenit te anijes cisterne se mbytur ne Adriatik. Ministria ka udhezuar Ambasaden azerbajxhanase ne Greqi, e cila mbulon dhe marredhenie diplomatike me Shqiperine, qe te sqaroje detajet mbi aksidentin detar dhe fatin e marinareve azerbajxhanas. Nga shperthimi dhe mbytja e anijes, brenda 15 minutave, gjeten vdekjen dy marinare me shtetesi gjeorgjiane, Malkhaz Lazishvili, 53 vjeç dhe Beka Urushadze, 22 vjeç, ndersa shpetuan 12 te tjere, mes te cileve dhe dy gra ukrahinase, pjese e ekuipazhit multinacional te anijes 4 mije toneshe me pronar turk.

Per me pak se gjysme ore qe nga renia e zjarrit anija “Edir” me flamur te Sierra Leones dhe me kapiten turk eshte fundosur. Forcat e policise kufitare dhe ato te kapitenerise se portit kane ndihmuar me shpejtesi ekuipazhin te evakuohet. 12 pjesetare te saj munden te shpetojne, ndersa kapiteni dhe dy prej marinarëve humbi jeten. Dymbedhjete marinaret qe i shpetuan zjarrit ne anije, u derguan nga autoritetet shqiptare ne spitalin rajonal te Durresit, ku ndodhen jashte ne gjendje te mire shendetesore.

Durrës, fundoset çisterna pranë bregdetit

Zjarri përfshiu anijen vetëm gjashtë milje larg bregdetit në Porto Romano, në Durrës. Ekuipazhi ka qenë duke pastruar tankerat, pak pasi kishte shkarkuar një sasi të konsiderueshme të karburantit në portin e hidrokarbureve në Porto Romano, kur në rrethana ende të pasqaruara u përfshinë nga flakët.

Ekuipazhi prej 15 marinaresh turq dhe azerbajxhanas është përpjekur të shuajë zjarrin, i cili ishte i përmasave të mëdha duke e shkatëruar atë brenda pak minutash.

Për më pak se gjysmë ore që nga rënia e zjarrit anija “Edir” me flamur të Sierra Leones dhe me kapiten turk është fundosur.

Top Channel