Shtohen vjedhjet në Tepelenë

14/01/2012 00:00

Vetëm gjatë muajit të fundit në Tepelenë janë regjistruar disa dhjetëra raste të vjedhjes dhe dëmtimit të pronës publike.

Vjedhjet konsistojnë kryesisht në kapakët e pusetave, si dhe dëmtim të dekorit dhe stolave në parqe. Policia bashkiake bën me dije se ka kryer denoncime pranë Komisariatit të Policisë në Tepelenë.

Situata është kthyer në shqetësim për qytetin pasi vjedhja e kapakëve të pusetave për t’u shitur për skrap ka shkaktuar bllkimin e tyre prej inerteve që sjellin reshjet ndërsa janë të shumta rastet e aksidentimit të qytetarëve. Pak muaj më parë në Tepelenë bashkia denoncoi vjedhjen masive të kabllove elektrikë që siguronin ndricimin e qendrës së qytetit. Ende nuk ka asnjë ndalim për këto denoncime.

Top Channel