Moti i keq dhe reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin në disa
rrugë nacionale. Rrugët që lidhin Bulqizën me pjesën tjetër të vendit
janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Të bllokuara nga reshjet e dendura të borës kane mbetur komunat Ostren dhe Trebisht, si dhe disa fshatra të komunave Zerqan dhe Martanesh. Edhe qyteti i Peshkopise eshte zbardhur nga debora. Trashesia e saj ne qytet i kalon 20 centimetrat, nderkohe qe temperaturat jane disa grade nen zero.

Policia rrugore keshillon qe automjetet te perdorin zinxhiret ne rruget nacionale. Nga reshjet e bores dhe akulli ne rruge jane bllokuar akset Peshkopi- Kukes e Peshkopi -Librazhd.

Nderkohe qe komuna te bllokuara nga bora jane Kalaja e Dodes, komuna Ostren, Trebisht, Lure, Selishte, Arras e Zhall Dardhe.

Edhe zonën verilindore kanë rinisur reshjet e dendura  te bores që ndonëse me intensitet të ulët, mund të përkeqësojnë lëvizjen normale të mjeteve në akset rrugore. Reshjet e dëborës, që kanë nisur më heret në zonat rurale, kanë ribllokuar sërisht zonat e thella, si komunat e Arrnit, Zapodit dhe pjesërisht të Shishtavecit, Grykë Cajës e Kalisit.

Situatë e rënduar është në komunën e Shishtavecit, ku trashësia e dëborës arrin në mbi një metër, ndërsa erërat e fuqishme dhe ngricat kanë vështirësuar ndjeshëm rihapjen e aksit rrugor që lidh fshatin me pjesën tjetër të rrethit.Reshjet e dëborës  po vështirësojnë lëvizjen edhe në akset kryesore rrugore, ku krahas rënies së dëborës situata është vështirësuar nga shtresat e akullit që janë të pranishme thuajse në të gjitha keto akse.

Për mbajtjen nën kontroll të situatës në akset kryesore rrugore si Morinë-Kukës-Tunel, Kukës-Qafë  Shllak, Kukës-Daj Reç, Kukës-Krumë -Bajram Curri po hidhet  kripë e skorje, ndërsa drejtuesve të mjeteve u këshillohet lëvizja me zinxhirë. Edhe ne juglindje te vendit reshjet e bores kane veshtiresuar levizjen e automjeteve ne disa akse rrugore. Te gjitha rruget nacionale jane te kalueshme vetem zinxhire.Reshje të dendura te bores kane bllokuar edhe disa komuna.Te bllokuar nga bora kane mbetur komunat Voskopojë, Dardhë, Lekas dhe Mokër.

Top Channel