Kryeministri Berisha duke përshëndetur 99-vjetorin e Policisë së
Shtetit, ju drejtua të gjithë trupës policore të vendit me kërkesën e
rritjes së standardeve të rendit dhe sigurisë.

Kryeministri u shpreh se keto standarde kanë gjithmonë me vete delikatesen e perjetshme, ndaj forcat policore duhet te bejne kujdesin e duhur.

“Standardet tona vijnë në përmirësim të vazhdueshëm, por këto standarde kanë një delikatesë të përjetshme. Ndaj dhe ne duhet të rrisim gjithnjë vëmendjen ndaj tyre.Qeveria do të t’ju mbështesë me të gjitha mjetet, do të bëjë gjithçka për modernizimin tuaj të mëtejshëm, për konsolidimin e bashkëpunimit tuaj me partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilëve u shpreh një mirënjohje shumë të thellë”, tha Berisha.

Policia ne kete 99-vjetor eshte prezantuar edhe me  uniformen e re. Uniformat e reja jane ekspozuar gjate dites se pervjetorit, nderkohe qe veshja e efektivit te Policise Rrugore dhe ajo e Rendit Publik, ka rene ne sy qe ne mengjesin e se premtes ne rruget e kryeqytetit. Ne fund te takimit u shperndare medaljet dhe çertifikatat e mirenjohjes per oficeret e policise. Kryeministri i vendosi medaljen nje nder krereve te te zyres se antitrafiqeve kryekomisar Edmond Rizait.

Top Channel