Ndërprerje energjie në Tiranë

13/01/2012 19:15

Kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ njoftoi ndërprerje të energjisë në disa zona të Tiranës.

CEZ njoftoi se pa energji elektrike do të jenë disa zona periferike të kryeqytetit, si zona përreth ish-Kombinatit, Yzberishti, Mëzezi, Ndroqi e Vaqarri.

Sipas CEZ ndërprerja është kryer për shkak të një kërkese të bërë nga OST (Operatori i Sistemit të Transmetimit) pas një defekti në Nënstacionin e Sharrës.

Top Channel