Vlorë, tritol në banesë, nuk ka të lënduar

12/01/2012 00:00

Një shpërthim i fortë tritoli ka ndodhur në orët e para të së enjtes në lagjen ’29 Nëntori’ qytetin e Vlorës.

Shperthimi demtoi rende nje apartament. Vala e shperthimit ka qene shume e madhe saqe ka goditur edhe disa banesa te tjera ne te njejtin pallat. Banoret e tmerruar kane njoftuar menjehere policine. Tritoli eshte vendosur prane baneses se Artan Mehmetit.

Gjate momentit te shperthimit ne banesen e tij ndodheshin 5 persona, te cilet fatmiresisht nuk jane demtuar. Ata thone se nuk kane asnje konflikt qe mund te kete sjelle vendosjen e tritolit. Si pasoje e shperthimit banesa e Artan Mehmetit eshte shkaterruar teresisht.Policia po heton per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Plagosje në Durrës

Një person rreth të 50-ave ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e së mërkurës në qytetin bregdetar të Durrësit.

Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se i plagosur nga sulmi me thikë ka mbetur shtetasi Aleksander Goga, i cili ndodhet ne gjendje te rende ne spital. Ngjarja ndodhi rreth ne Lagjen 6 te qytetit dhe mesohet se shkak per te ka qene nje konflikt për çështje borxhi në vlerën e 4 milionë lekëve.

Ne vendngjarje kane shkuar sherbimet policore dhe grupi hetimor qe po punon per zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.
 

Durrës, parandalohet vrasja, ndalohet 23-vjeçari

Një vrasje me paramendim për larje hesapesh është parandaluar nga shërbimet e policisë së Durrësit gjatë një kontrolli në zonen e ish-Kënetës.

23-vjeçari Sandri Beqollari levizte i armatosur me nje automatik model 54 dhe 4 fisheke ne pritje te personit te piketuar per t’u ekzekutuar. Ne nje deklarate per median, Drejtoria e Policise se Qarkut Durres beri te ditur se i shenjestruar per t’u vrare prej tij ishte nje 33-vjeçar i cili i detyrohej nje shume te konsiderueshme eurosh te cilat ia kishte marre borxh para disa vitesh ne shtetin fqinj ne Greqi.

Ndaj 23 vjeçarit te denuar me pare per vjedhje rendojne akuzat e sigurimit te kushteve te mjeteve materiale per te kryer vrasje, veper penale kjo qe denohet deri ne 5 vjet heqje lirie, dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake.

 

Top Channel