Pullat, rrezik tregu i ilaçeve

12/01/2012 00:00

Prodhuesit, importuesit dhe shpërndarësit farmaceutikë paralajmërojnë se
tregu farmaceutik rrezikon të mos furnizohet me barna nëse vendoset
përfundimisht, që pulla fiskale dyfishe t’i ngjitet ambalazheve të
ilaçeve në fabrikat e vendeve ku ato prodhohen.

“Ne si union kemi shprehur shqetësimin tonë të madh, në lidhje me një aspekt të reformës që kërkon që pulla dyfishe të vendoset në fabrikën e prodhimit në vendin e huaj. Ky operacion është teknikisht i parealizueshëm. Ne i jemi drejtuar institucioneve kompetente dhe presim një trajtim të përgjegjshëm të këtij problemi. Rreziku është serioz dhe në rast se nuk merren vendimet e duhura, mund të rrezikohet furnizimi i duhur me barnat e tregut të domosdoshme për të sëmurët”, tha Armer Juka, Unioni i Biznesit Farmaceutik.

Unioni i Biznesit Farmaceutik eshte dakort me vendosjen e pulles dyfishe, pasi sipas tyre nuk do lejoje abuzimet qe behen me rimbursimin e barnave, si dhe do te rrise kontrollin e cilesise se barnave nga autoritetet shteterore. Gjithashtu Unioni i Prodhuesve Farmaceutike kundershton deklaratat e Urdherit të Farmacistëve për rritjen e çmimeve.

“Unioni distancohet nga disa deklarime të pasakta, që janë bërë ditët e fundit nga Presidenti i Urdhërit të Farmacistëve, sipas të cilit vendosja e pullës dyfishe do të rriste me 20 përqind cmimin e barnave. Ky deklarim është spekulativ, aq më tepër që deri më sot nuk ka asnjë akt zyrtar që përcakton cmimin e pullave”, tha Juka.

Rritja e çmimit të ilaçeve

Nëse pulla fiskale e ilaçeve do të kërkohet të vendoset nga fabrikat në vendet ku prodhohen, atëhere çmimi i ilaçeve do të rritet, pasi ka kosto.

Këtë e pohojnë importuesit e medikamenteve, të cilet thonë se cmimi i ilaçeve është rritur për shkak të vendosjes së TVSH-së 10 % gjatë vitit 2011 dhe këtë rritje e paguajnë qytetaret.

“Do të ketë kosto, por unë nuk mund të flas, pasi nuk e di se sa kosto ka pulla, plus do të bëhen pagesa të tjera gjatë importimit. Rritjen e çmimit të barnave e rriti TVSH-ja 10 përqind, asnjë gjë tjetër. Rritja e
çmimit i kalon direkt qytetarëve”, thotë importuesi Kastriot Zotaj.

Importuesit e ilaçeve nuk jane kunder vendosjes se pulles se dyfishte por kerkojne, qe kur merren inisiativa te tilla, qeveria te konsultohet edhe me ata. Sipas tyre, pulla fiskale e ilaçeve do te prodhohet nga nje kompani, e cila, nuk dihet sa do te vendose çmimin, nderkohe qe numerojne edhe kosto te tjera.

“Kjo pulle dyfishe do te sjelle me shume telashe per biznesin dhe do te coje ne boshatisjen e tregut. Kjo pulle nese do te vazhdoje te behet ne Qendren Kombetare te Kontrollit te Barnave, do te kete lehtesi per biznesin. Por sic kemi degjuar qe ate do ta shtype dikush tjeter, te shkojme t’i marrim, t’ia cojme uzines prodhuese ne Europe, kjo do te jete shume e veshtire, sepse uzinat ne Europe nuk vendosin pulla”, sqaron Zotaj.

Pas paralajmerimit per rritjen e çmimit te ilaçeve nga farmacistet, Ministria e Shendetesise tha se vendosja e pulles ka nje kosto te paperfillshme dhe paralajmerimet per rritjen e cmimit jane abuzive.

Top Channel