Korcë, mbyllen 227 biznese të vogla

12/01/2012 00:00

Biznesi i vogel në Korçë përveçse ndodhet në kushte të vështira ka
deklaruar në masë mbylljen e tij. Gjatë vitit 2011 pranë Drejtorisë së
të ardhurave për Bashkinë e Korçës janë mbyllur 227 biznese kundrejt 238
të tjerëve, të cilet kanë kërkuar hapjen e licensave për ushtrim
aktiviteti.

Vala e krizes ekonomike duket se ka përfshire ne mase edhe keto biznese te cilat duke u lidhur drejtperdrejt me konsumatorin jane vendosur perballe veshtiresive te shumta. Renia e fuqise blerese por edhe mungesa e konsolidimit kryesisht te bizneseve te reja pervecse sjell falimentimin e tyre i ben ato jo fitimprurese.

Sakaq individet qe marrin nismen e celjes se nje biznesi te ri si rezultat i veshtiresive ben qe keta te fundit te rregjistrojne humbje monetare si pasoje e nje investimi i cili falimenton shume shpejt. Por sipas te dhenave edhe per ato biznese te cilat deri diku konsiderohen te konsoliduara per shkak te nje eksperience me te gjate te qendrimit ne treg viti 2011 ka qene teper i veshtire edhe persa i perket likuiditetit te detyrimeve qe ata kane.

Krahasuar me vitet e meparshme shifrat e celjes se biznesit kane ardhur duke u ulur ndjeshem ndersa ato ta mbylljes jane rritur ne nje mase te madhe gje qe konfirmon se aktualisht konsumatori shqiptar ka reduktuar edhe me teper shpenzimet e tij.

Top Channel