Efektivi i policisë vret kolegun

12/01/2012 00:00

Ka përfunduar tragjikisht një konflikt për motive të dobëta mes dy efektivëve të policisë në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Nje prej efektivëve, Bashkim Memia eshte qelluar disa here me arme zjarri nga kolegu i tij Gerti Domi. Plumbat e kane kapur Memian ne koke dhe pjesen e gjoksit, duke i shkaktuar vdekjen gjate rruges per transportimin e tij ne Spitalin Ushtarak.

Stafi mjekesor i ketij spitali konfirmoi se Memia kishte mberritur i vdekur dhe me plage te renda ne koke dhe gjoks. Burimet policore kane bere te ditur se kane ndaluar autorin e dyshuar te krimit, Gerti Domi, i cili gjithashtu eshte efektiv policie me Forcat e Nderhyrjes se Shpejte.

Paraprakisht burimet policore bejne te ditur se kjo ngjarje ka ardhur si pasoje e nje konflikti per ceshtje xhelozie mes dy protagonisteve te ngjarjes, konflikt i cili gjeneroi deri ne perdorimin e armes nga ana e Domit. Gjithsesi hetimet e plota dhe deshmia e autorit te dyshuar pritet te zbardhin plotesisht kete ngjarje te rende.

Top Channel