Dëmshpërblim vetëm katër biznese

12/01/2012 00:00

Nga 260 biznese të dëmtuara gjatë përmbytjes të vitit 2010 vetëm 4 do të
dëmshpërblehen. Arsyeja është se pjesa tjetër nuk ka paraqitur faturat
shoqëruese të mallrave të dëmtuara, ndersa vetëdeklarimet nuk mund te
merren parasysh ne kete proces.

Kjo behet e ditur nga Drejtoria e Tatim Taksave ne Shkoder. Burime nga kjo drejtori thone se Keshilli i Ministrave ne daten 6 dhjetor te vitit qe kaloi, ka marre nje vendim ne lidhje me faturen financiare te demshperblimeve te permbytjes.

Ne total vlera e pergjithshme qe do te t’i jepet kater  bizneseve eshte 14.296.315 leke. Burime nga tatim taksa ne Shkoder bejne te ditur se bizneset qe pretendojne se jane demtuar kane patur mangesi ne dokumentacionin e tyre, si biznese. 202 jane biznese te vogla dhe 58 jane biznese te medha. Ndersa pritej qe te gjithe keto biznese te merrnin demshperblimin pasi ishin cilesuar si te licensuar, vendimi i qeverise ben perjashtimin e 256 prej tyre.

Ne permbytjen e fundit e ndodhur me 30 nentor te vitit 2010 ne zonen e Nenshkodres dhe qytetin e Shkodres, demtoi 14 mije hektare toke, 4600 banesa, 31 mije krere bageti. Demi ne total nga permbytja sipas grupeve te verifikimit kap shifren e 30 milion dollarëve.

Top Channel