Uji, 69 përqind humbjet në rrjet

11/01/2012 00:00

Edhe pse i gjithë viti 2011 u karakterizua nga një mot i thatë, sipas
Drejtorisë së Ujësjellësit në Tiranë, situata është normale. Por nëse
stina e thatë do të vazhdojë vera mund të jetë e vështirë.

Përveç thatësirës, situata mund të vështirësohet për shkak të rrjetit të amortizuar dhe vjedhjeve, të cilat çojnë humbjet në rreth 69 % të sasisë që del nga depot e ujit.

“Kur flasim për humbje duhet të kemi parasysh humbjet teknike në rrjet, që i përkasin rrjetit, amortizimit të tij, problematikave që kanë këto linja, si dhe humbjet të ashtuquajtura ekonomike, por në gjuhën e përditshme janë ato, që i quajmë vjedhje. Pjesa teknike ka një pjesë të konsiderueshme të humbjeve, po dhe në këtë masë në Tiranë ka vjedhje. Janë minimizuar humbjet në rrjetin e transmetimit, po minimizohen humbjet ne depot e akumulimit. Si objektiv në 2012 kemi të ndërhyjmë në rrjetin shpërndarës”, tha drejtori i Degës së Shitjes së Ujësjellësit, Ilirjan Shkëmbi.

Ndermarrja e Ujesjellesit ka investuar ne rrjet per te reduktuar humbjet, por kerkon te eliminoje nderhyrjet e paligjishme dhe lavazhet me uje te pijshem. Vetem per vitin 2011 kjo ndermarrje ka depozituar mbi 30 dosje ne prokurorine e Tiranes.

“Jemi të detyruar të ndjekim edhe rrugët ligjore për të gjithë ata shkelës apo abuzues me ujin, lavazhet, por edhe subjekte të tjera që bëjnë ndërhyrje të paligjshme në rrjet. Vërtetë kemi bërë kallëzime penale, por pothuajse nuk ka asnjë reagim nga ana e Prokurorisë”, theksoi Shkëmbi.

Ne rastin e nderhyrjeve te paligjshme, Drejtoria e Ujesjellesit ben nderprerjen dhe kur rilidhet serish atehere i drejtohet Prokurorise. Midis dosjeve te mberritura ne prokurori ka pasur edhe faturues, te cilet kane abuzuar me faturimin e ujit ndaj qytetareve.

Top Channel