Punësimi i femrave në nevojë

11/01/2012 20:15

Cdo biznes që punëson femra nga grupe të vecanta sociale do të përfitojë lehtësi financiare. Sipas vendimit të fundit të qeverisë, buxheti i shtetit do të paguajë për biznesin 100 % të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për cdo punonëtore femër si dhe 100 % të pagës minimale për katër muaj.

Në vendim parashikohet gjithashtu se nga buxheti i shtetit për biznesin do të përballohen edhe kosto e punësimit deri në 100 për qind të numrit aktual mesatar të të siguruarve për tre mujat e fundit para aplikimit për mikrondërmarrjet, dhe deri në 50 për qind, për ndërmarrjet e tjera.

Sipas qeverisë, këto lehtësi financiare do të njihen për bzinesin nëse punësone femra që janë të papuna për një kohë më të gjatë se një vit, për femra që përfitojnë nga programet e mbështetjes me të ardhura, për femra të trafikuara, femra mbi 50 vjeç, ato rome me aftësi të kufizuara, për femrat e divorcuara me probleme sociale dhe për ato që kthehen nga emigracioni me probleme ekonomike.

Sipas qeverisë, biznesi do të përfitojë nga këto lehtësi nëse kontratat e punësimit për këto grupe femrash është së paku një vit. Që biznesi të përfitojë nga këto lehtësi ndër të tjera duhet të plotësojë edhe kushtin që të mos ketë shkelur në të kaluarën legjislacionin mbi punësimin.

Nëse biznesi e prish në mënyrë të njëanshme kontratën me këto femra të punësuara gjatë periudhës 1-vjecare është i detyruar të kthejë të gjitha shumat e përfituara nga buxheti.

Ndërkohë që femrat e punësuara përfituese për të cilat biznesi merr lehtësi financiare nëse kundërshtojnë të përfshihen në këtë program, sipas qeverisë hiqen nga lista e të papunëve.

Top Channel