Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar organizoi një konferencë shkencore në nder të 70-vjetorit të lindjes së profesor Baki Berberit, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në procesin e hartimit të ligjit për kontabilitetin dhe të akteve të tjera rregulluese në këtë fushë.

“Aftësitë e këtij personaliteti gjejnë pasqyrim në kontabilitet, në legjislacionin tregtar dhe ekonomik, në edukimin e brezave të rinj, në ngritjen dhe formimin e profesioneve të lira me bazë kontabilitetin si dhe në auditim”, tha Diano Ylli, Presidente e IEK-së.

Nxënës të profesor Berberit kanë qenë disa Ministra Financash në kabinete të ndryshme qeveritare.

Anastas Angjeli: Mendoj se është vështirë se mund të gjendet një personalitet i tillë si profesor Baki Berberi, ku përvoja teorike dhe praktike shkencore dhe didaktike të përputheshin kaq suksesshëm.

Genc Ruli: Bakiu me veprën dhe emrin e tij është bërë dhe një lloj simbolike, modeste e identitetit të profesionit tonë dhe kjo besoj është një gjë që pak njerëz mund ta arrijnë në jetë.

Arben Malaj: Kjo përshëndetje nuk bazohet në faktin që profesor Baki Berberi nuk jeton, por në faktin që vlerat e tij humane, kontributet e tij akademike në fushën e kontabilitetit, jo vetëm kanë mbijetuar, por mbeten dhe baza profesionale mbi të cilën mund të thelllohen reformat e mëtejshme.

Profesor Baki Berberi ka themeluar dhe drejtuar Institutin e Ekspertëve Kontabël të Autorizuar. Po ashtu ai ka kontribuar në themelimim e sistemit të Thesarit të Shtetit.

Top Channel