Durrës, rishfaqen varrezat e makinave

10/01/2012 00:00

Kanë kaluar vecse pak muaj nga koha kur qeveria nxorri vendimin për
zhvendosjen e varrezave të makinave rreth një kilometër larg rrugëve
nacionale, por nga një vëzhgim normal në këtë fillimviti rezulton që
shume prej tyre janë rikthyer në vendet e mëparshme, duke shpërfillur
vendimin dhe autoritetet që duhet të ndjekin zbatimin e tij.

Pergjate te gjitha akseve rrugore qe lidhin Durresin me Tiranen, Kavajen dhe Rrogozhinen prania e subjekteve qe tregtojne automjete te prishura per pjese kembimi buze rruges eshte e dukshme, nderkohe qe disa prej tyre kane ndryshuar emertimin permes tabelave “servis makinash”.

Ne Agjencine Rajonale te Mjedisit Durres e pranojne shfaqjen e tyre tek-tuk, por asnje kontroll nuk eshte ndermarre ndaj ketyre subjekteve qe ushtrojne aktivitetin ne kundershtim me ligjin dhe pa asnje leje mjedisore.

Vjeshten e kaluar vetem ne qarkun e Durresit u evidentuan 32 varreza makinash buze rrugeve kryesore nacionale, shumica e te cilave e ushtronin aktivitetin te palicencuara dhe pa leje mjedisore. Vendimi qeveritar coi ne heqjen e tyre gjate muajve te vjeshtes, po sicc ndodh rendom ne Shqiperi dhe kete here me te kaluar vala e kontrolleve varrezat, qe konsiderohen ndotese te mjedisit dhe prishese te imazhit pergjate rrugeve nacionale u rishfaqen serish.

Top Channel