Prokuroria përfundon hetimet për një 36-vjeçar, i arrestuar muaj më parë për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij.

Por duke qene se viktima Servete Karoshi kishte nje urdher mbrojtjeje te vendosur nga gjykata, qe e ndalonte ish-bashkeshortin e saj t’i afrohej, i pandehuri Haki Karoshi do te perballet edhe me nje akuze tjeter. Sipas kerkeses per gjykim te prokurorit Shpetim Kurti, Haki Karoshi, pervec akuzes ‘vrasje me dashje’, ka konsumuar edhe vepren penale ‘te pengimit per ekzekutimit te vendimit te gjykates’.

Prokurori shpjegon se para tre vitesh viktima ka qene e martuar me te akuzuarin, por pas kontraditave te shpeshta ata jane divorcuar. Gjykata ka vendosur edhe urdher-mbrojtjeje nderkohe qe pas divorcit burri ishte martuar serish dhe te dyja familjet jetonin ne te njejten banese.
 
Njekohesisht, thekson prokurori, ne momentin e vrasjes se shtetases Servete Karoshi, sipas vendimit te gjykates se tiranes ajo ka qene me urdher te posacem mbrojtjeje. Por juristet hedhin dyshime te forta ne teresi per zbatimin e urdherit te mbrojtjes, pasi shpesh ata parashikojne qe burri te mos i afrohet gruas ne distanca te percaktuara me vendim gjykate. Kjo, ne nje kohe kur ata jetojne se bashku ne nje apartament te ngushte.

Top Channel