Vlorë, protestojnë punonjësit e pushuar nga puna

09/01/2012 00:00

109 punëtore të Ndërmarrjes së Naftes në Gorisht të Vlorës kanë bllokuar aksin rrugor që lidh Vlorën me Tepelenën.

Shkak per kete proteste eshte bere pushimi nga puna me preteskin e reformes qe do behet ne kete ndermarrje. Punetoret te irrituar kerkojne te zbatohet Kodi i Punes, ne te kundert protestat e tyre nuk do te ndalen.

Protestat e tyre do te vazhdojne deri ne zgjidhjen e kesaj ceshtjeje, ne te kundert thone ata do te bllokojme te gjitha burimet e nentokes si dhe puset.

Top Channel