Vdekja e 22-vjeçares, familjarët: Duam drejtësi

09/01/2012 00:00

Apelojnë për drejtësi familjarët e 22-vjeçares, e cila humbi jeten pas lindjes ne maternitetin e Korçës.

Duke kerkuar zbardhjen e ngjarjes familjaret nuk perjashtojne pergjegjesine e mjekeve per vdekjen e se rese , ndersa hedhin dyshime mbi keta te fundit per shkak te perseritjes se rastit per te disaten here ne kete maternitet. Gjendja e mire shendetesore qe gezonte Erjola Dinoshi i nxit familjaret ne dyshimin se gjithshka mund te kete ndodhur si pasoje e punes se pakujdesshme te mjekeve.

Burime nga prokuroria e Korçës bejne me dije se ne lidhje me rastin ne fjale kane nisur hetimet. Ne pritje te rezultatit shkresor qe do te sjelle ekspertiza mjeko-ligjore nga kryeqyteti per shkakun e vertete te vdekjes se 21-vjecares, hetimet nuk perjshtojne as pisten e nje mjekimi te pakujdesshem.

Hetime për vdekjen e 22-vjeçares në maternitet

Ka nisur hetimi për mjekim të pakujdesshëm për 22-vjeçaren, e cila humbi jetën një ditë më parë në qytetin e Korçës.

Nje ekip mjekesh i ardhur nga Tirana ka bere ekspertizen per rastin ne fjale. Hetimi ka nisur jo vetem per mjekun gjinekolog qe ka asistuar gjate lindjes, por edhe per te gjithe personelin qe eshte marre me mjekimin e 22-vjeçares.

22-vjeçarja Erjola Dinoshi humbi jeten pasi solli ne jete femijen e saj te dyte. Pas daljes nga salla e lindjes, gruaja duket se ka pasur hemorragji te vazhdueshme dhe ka humbur jeten vetem nje ore pas lindjes. ipas familjareve e reja ka pasur nje shtatzani pa probleme dhe ka gezuar shendet te plote.  

Burime nga spitali kane pohuar se Dinoshi ka pasur nje lindje natyrale por komplikacionet i kane shkaktuar vdekjen. Per rastin e 22-vjecares dyshohet mjekim i pakujdesshem. Nese vertetohet kjo gje i gjithe ekipi mjekesor do te çohet per ndjekje penale.  

Ndërkohë edhe policia dhe Prokuroria e Korçës kanë nisur hetimet kryesisht për rastin e vdekjes së 22-vjeçares nga fshati Symiz pavarësisht se do të priten edhe rezultatet e ekspertizës mjekoligjore, që do të saktësojë shkakun e vdekjes së gruas dhe më tej fillimin ose jo të çështjes penale për bluzat e bardha në maternitetin e Korçës.

Mishel Papakozma, përgjegjës i maternitetit të Korçës, ndonëse nuk ka qenë i pranishëm në detyrë këtë ditë, tha se nga komunikimi me telefon me kolegët e tij ka mësuar se tek gruaja është shfaqur fillimisht ajo që quhet tension barre. Nga verifikimet paraprake, mjekët kanë dalë në konkluzionin se gruaja 22-vjeçare ka pësuar një hemorragji cerebrale që i ka sjellë vdekjen e menjëhershme.

“Kur gruaja do të dërgohej në sallën e operacionit për ndërhyrje kirurgjikale, nuk ishte më në jetë”, tha mjeku Mishel Papakozma. Një mbledhje urgjente në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Korçë ka analizuar rastin e vdekjes së nënës 22-vjeçare, por nuk është arritur në ndonjë konkluzion që të vërë para përgjegjësisë mjekun Niko Gurllari apo pjesëtarë të tjerë të stafit që kanë qenë të pranishëm gjatë lindjes së Erjola Dinoshit. Burime nga spitali i Korçës thanë se dyshimet e para janë për një vdekje të nënës së re nga hemorragjia cerebrale e menjëhershme, por ekspertiza mjekoligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Top Channel