Shqipëria tjetër, harresa e Mashkullorës

09/01/2012 20:35

Historia e ka mbajtur prej shekujsh në krahet e saj, duke e kthyer në një pjesë të rëndësishme të identitetit kombetar jo vetem të një zone.

Ka lundruar mes kohëve, e ngjarjeve që pasonin njëra-tjetrën pa ditur se dikur do të humbte thuajse pa asnje gjurmë. Fshati Mashkullorë është megjithatë aty, i fshehur vetëm pak km nga Gjirokastra.

Nje rruge e rreckosur si mos me keq, ku s‘eshte vene dore qe prej kohes se komunizmit, rrotullohet lodhshem mes kodrave pas te cilave fshihet Mashkullora.

I veshur me petkun e vrazhde e hije rende te historise se shkuar, fshati Mashkullorë duket i përgjumur mes mjegulles e debores qe zbardh vende-vende rrugicat e majat pas shpine.

Mberritja shoqerohet nga shikimi i vengert qe bije prej permendores ku perkujtohet beteja e Mashkullores. Çerçiz Topulli e gjashtë trimat e tjere qe 104 vjet me pare luftuan me rreth 140 ushtare turq, duke shkruar historine ketu, ne kete fshat sot te harruar.

Pak metra me tej, Rrapi i Mashkullores duket i gjunjezuar. Nje pjese e tij eshte rrezuar, ndersa pjeses tjeter i ka rene nje semundje qe ka prekur jo pak peme te  kësaj zone. Monumenti i kultures, nje nga simbolet historike me te forta te jugut te Shqiperise, eshte ende ne pritje qe dikush te kujtohet e te kuroje plaget qe i ka shkaktuar harresa mbi 20-vjeçare.

Muzeu i fshatit, i ngritur dikur per te qene jo thjesht nje objekt periferik eshte kthyer ne nje kafene te rendomte. Asgje nga lufta e famshme, por as edhe një shenjë nga Zeman Mashkullora, djali i fshatit, dikur  pjese e çetes se Çerçizit. Gjithçka ka qene ekspozuar eshte zhdukur pa lene asnje gjurme nuk dihet ku.

“ Dhe me masat qe u morren per te ndertuar kete muze parashikohej qe te ishte nje muze jo vetem ne fshatra , por te ishte nje muze nga me te paret ne rreth per nga ana e dokumentacionit qe i siguruam », thotë Zabid Ahmeti, banor i fshatit

Tej fshatit, ne nje cep jo larg tij, mbahet ende në këmbë me veshtiresi hauri i famshem e i vertete ku luftoi çeta e Çerçizit. Balle gureve qe po zhduken me shpejtesi edhe lapidari sot i çngjyrosur, e shperfyruar ashtu si Mashkullora qe po zvenitet ngadale nga historia e saj.

Nje fat i imponuar, qe po i shkeput Mashkullores te shkuaren, por edhe te tashmen, duke e nxjerre pertej gjithçkaje qe e rrethon, a thua se nuk ka egzistuar kurre.

“Ketu kane ardhur, dhe kane thene qe do ta bejme rrugen ketu e tete vjet para, e rruga ka mbetur pezull”, thotë Theodhori Puçi, edhe ai banor i fshatit historik.

Prej kohesh, Mashkullora ka mbetur e detyruar edhe pa shkolle. Rreth 50 femije, edhe ata me te vegjelit udhetojne çdo dite drejt Gjirokastres edhe pse mes fshatit te tyre ngrihet shkolla e dikurshme. Petro Qirko, mesues prej nje jete tund koken ngadale teksa kthehet nga godina qe po rrenohet me shume prej zbrazetise se cuditshme e therrëse: “Vene edhe nxenesit e kopshtit, te ngrihen nxenesit e kopshtit ne oren 6-30 e te vijne ne oren 3 ketu ne Mashkullore nuk është normale. Duhet që Mashkullora të gjejë atë vend që meriton, pasi nuk është ky ai vend”.

Pa rruge, pa uje, pa muzeun e betejes se famshme, me rrapin gjysmuar, e vendin e  luftes sot te perdhosur, Mashkullora mbijeton mes fjaleve qe zene njera-tjetren si rradhe te sterzgjatura e te deformuara, pertej te cilave shnderrin asgjeja.
Asnje vemendje, asnje investim, veç ligjerata qe shkojne e vijne rrjedhshem ne periudhe fushatash elektorale, e pertej tyre, per Mashkulloren gjithçka mbetet përsêri e përsëri e njejte.

Historia e ka rrahur krahesh Mashkulloren shekullore, Mashkulloren e burrave te forte, Mashkulloren e betejave, Mashkulloren e Rrapit te rrenjve te thella qindra vite shkuar, Mashkulloren e legjendave, e vargjeve e librave pafund. Mashkullora e shkuar sepse e sotmja eshte braktisur, eshte hedhur tej sic ndodh shpesh ne realitetin shqipetar ku historia neperkembet e injorohet sikur te mos kete asnje vlere.

Top Channel