Cilësia e ushqimeve, AKU: Sistem vetëkontrolli

09/01/2012 00:00

Të gjitha bizneset e vogla apo të mëdha, që prodhojnë produkte ushqimore
do të aplikojnë gjatë këtij viti një mekanizëm të ri për kontrollin e
cilësisë.

Vete kompanite do te bejne kontrollin, ndersa autoritetet do te verifikojne dokumentacionin. Drejtori i Vlerësimit dhe Komunikimit të Riskut, pranë Autoritetit Kombetar të Kontrollit të Ushqimeve Rezart Kthupi shpjegon se sistemi i vetëkontrollit gjate procesit eshte me efikas se sa kontrolli i cilesise se produktit.

“Të kalojmë nga kontrolli i të gjithë bizneseve, në kontrollin e procedurave dhe sistemeve vetëkontrolluese që ndjekin bizneset. Sistemi i vetëkontrollit është një sistem i detyrueshëm për cdo operator biznesi në Republikën e Shqipërisë, me anë të të cilit ky subjekt do të kontrollojë vetë veten dhe do të na lejojë që edhe ne të kontrollojmë më imtësisht punën që ai kryen. Të marrim bizneset që janë prodhuese, duke nisur nga prodhuesit e djathit, pijeve jo alkoolike, prodhuesit e produkteve të fermentuara, të gjithë këta duhet të kenë një sistem vetëkontrolli në bazë të të cilit kontrollojnë proceset, ose pikat e ndjeshme të procesit ku mund të krijohen probleme për produktet”, shprehet Kthupi.

Drejtori sqaron se ashtu sikunder konsumatori eshte i sigurte, kur blen nje produkt te certifikuar nga ISO, po keshtu do te garantohen per konsumatorin te gjithe produktet shqiptare, ne baze te disa parametrave te kerkuara, te cilat do te jene te detyruar t’i kontrollojne dhe monitorojne vete kompanitë.

Por cfare duhet te beje operatori i biznesit, per te ngritur sistemin e vetëkontrollit qe do te perfshije qe nga baret, restorantet e deri te prodhuesi i thjeshte?

“Biznesi për të ngritur një sistem vetëkontrolli bën një analizë. Fillohet nga analiza e pikave të rrezikshme gjatë procesit. Po të marrim një baxho djathi është momenti kur merren materialet e para, merret qumështi, pastaj procesi i fermentimit të qumeshtit për krijimin e djathit. Gjithë këto procese kanë pikat, ku ka rrezik më të lartë për kontaminimin e produktit final. Nëse këto pika kontrollohen në mënyrë proceduriale dhe të herëpashershme, garantohet që nuk krijojnë probleme dhe nuk do të ketë ndikime në produktin final. Eshtë në të mirën operatorit të biznesit dhe është një mënyrë për të krijuar dhe ai vetë më pak kosto”, tha Kthupi.

Ngritja e sistemit te vetëkontrollit eshte e parashikuar ne ligj, ne funksion te cilesise se produkteve dhe mbrojtjes se konsumatorit. Ne rastet e mosrespektimit, sipas Kthupit, gjobat variojne nga 1 deri 3 milionë lekë.

Top Channel