I gjithë vendi është përfshirë gjatë këtyre ditëve nga reshjet e shiut e të dëborës, të shoqëruara me temperatura të ulëta të cilat arritën vlerën më të ulët gjatë ditës së dielë në Peshkopi, -7 gradë Celsius, dhe në Korçë, – 5 gradë.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, duke nisur nga dita e hënë, moti pritet të përmirësohet duke bërë që të mos kemi reshje shiu e bore, vetëm në lartësitë 1000 metra mbi nivelin e detit.

Meteorologia Mimoza Demiri tha se gjatë gjithë javës, temperaturat pritet të ulen ndjeshëm në mëngjes duke mbetur në vlerat minus 7 dhe minus 5 gradë Celsius, ndërsa në mesditë vlerat e temperaturave nuk do t’i kalojnë 12-13 gradë Celsius.

E njëjta situatë pritet të jetë dhe në rajon. Pas reshjeve të borës dhe erës së fortë të këtyre ditëve, rajoni do të përfshihet nga mot i kthjellët e me vranësira kalimtare, por vlerat e temperaturave do të mbeten të ulëta nën zero kryesisht në mëngjes e mbrëmje.

Top Channel