Fluks emigrantësh drejt Greqisë

08/01/2012 15:05

Paraditen e së dielës ka patur një fluks emigrantësh që udhëtojnë drejt shtetit grek. Pala shqiptare i ka kërkuar doganës greke të shtojë numrin e sporteleve në mënyrë që të bëhet sa më shpejt përpunimi i dokumentacionit për qytetarët.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga vendi ynë përmes pikës kufitare të Kapshticës kanë dalë 6900 udhëtarë dhe 1900 mjete. Ndryshe nga ditët e javës, këtë të dielë vërehet 3-fishim i numrit të emigrantëve që po largohen drejt Greqisë, pasi të hënën fillon shkolla.

Gjatë 24 orëve, një numër i konsiderueshëm emigrantësh janë larguar drejt Greqisë edhe në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Sipas të dhënave, në këtë pikë doganore kanë kaluar 7169 persona dhe 1690 mjete.

Dogana shqiptare po punon me 7 sportele në dalje dhe 4 në hyrje. Ndërsa pala greke ka një numër më të reduktuar. Ajo po punon me 3 sportele në dalje dhe 4 në hyrje.

Top Channel