Ngjarjet që tronditën shtetin

07/01/2012 00:00

Ndërsa në 9 janar mbushen katër muaj nga ekzekutimi me tritol i
gjyqtarit Skerdilajd Kononomi dhe hetimet ende nuk kanë dhënë përgjigje
se kush dhe përse e vrau, ministri i Brendshëm Bujar Nishani ripërsëriti
qëndrimin që mban policia dhe Ministria per kete ngjarje.

I pyetur nga Top Channel nëse ministri Nishani vazhdon te mendoje sikurse u deklarua menjehere pas ngjarjes se ishin afer zbardhjes se ketij krimi te rende, ai u pergjigj: “Padyshim i qëndrojmë atyre deklaratave që kemi përcjellë.Policia për aq kompetenca sa ka kryesisht në mbledhjen e provave të para në vendngjarje, ka përcjellë prova, por edhe informacione te cilat ne i gjykojmë se janë të rëndësishme për grupin hetimor që kryesohet dhe drejtohet nga zyra e prokurorit perkates, per te cuar drejt zbardhjes së kësaj ngjarje, që mbetet një ngjarje e rëndë. Policia e Shtetit mbetet e gatshme për të ofruar të gjitha kapacitetet e saj më të mira profesionale në shërbim të grupit hetimor për të ndihmuar, informuar dhe adresuar cdo cështje që do të jetë e gjykuar për t’u plotësuar nga ana e policisë, nga ana e grupit hetimor apo ana e prokurorit qe merret me kete ceshtje”, tha Nishani.

Ne 21 janar perfundon edhe afati shtese qe prokurori sa ka marre per hetimin e ngjarjes qe troditi shtetin, duket se ende nuk do te kete nje vendim. Megjithate edhe pas nje viti, ministri i Brendshem tha se strukturat e shtetit vepruan ne permbushje te ligjit per mbrojtjen e institucioneve.
 
“Une e kam shprehur edhe me pare që organizimi dhe veprimtaria, per te sulmuar institucionet kushtetuese te vendit në mënyrë të dhunshme, eshte padyshim nje veprimtari kriminale. Por kjo ceshtje eshte tashme ne hetim nga prokuroria dhe natyrisht eshte drejtesia, ajo qe duhet te jape vendim perfundimtar dhe duhet te gjykoje veprimet e te gjithe aktoreve, te cilat ishin prezent ne sulmin qe iu bë institucioneve kushtetuese  te vendit ne 21 janar”, tha Nishani.

Ministri Nishani foli gjithashtu per hetimet qe po vazhdojne per persona te tjetre ne falsifikimin e dokumenteve te personave, qe kerkonin azil me argumentin e gjakmarrjes.

Gjate nje pritjeje me gazetare, ministri Nishani beri permbledhjen e 2011, si dhe prioritetet kryesore mes te cilave ishte parandalimi i krimit, si dhe nje nder risite qe pritet te reflektohet ne ndryshimet ne legjislacion, per lehtesimin e procedurave per marrjen e shtetesise nga biznesmenet e huaj.

Top Channel