Ilaçet, 20 % më të shtrenjta

07/01/2012 00:00

Çmimet e medikamenteve do të rriten me 20 % këtë vit, për shkak të pullës fiskale që do të shtohet në ambalazhet e tyre.

“Eshtë vendosur TVSH-ja e barnave. Eshtë vendosur një pullë, e cila do të jetë pulla fiskale, që do të rrisë çmimin për vitin 2012 rreth 20 përqind më shumë se sa pulla e sotme, që është vendosur në kutitë e barnave”, thotë Arjan Jaupllari, president i Urdhërit të Farmacistit.

Presidenti i Urdhërit të Farmacistit ka radhitur te gjitha problemet e tregut farmaceutik, duke nisur qe nga heqja e kritereve per ngritjen e një farmacie, cka sipas tij, le pa sherbim shume zona rurale për shkak të ngritjes së shumë farmacive në të njëjtën zonë. Por kritika jane leshuar edhe ndaj universiteteve private, qe sipas tij, diplomojne farmaciste te pakualifikuar.

“Sistemi farmaceutik në këto pesë vite ka bërë vetëm hapa prapa dhe jo përpara. Sistemi farmaceutik po i drejtohet greminës dhe ne bëjmë apel, që ky sistem duhet ndalur nga tatëpjeta që ka marrë. Hapat prapa janë që në legjislacion,me heqjen e konceptit të negocimit për cmimin e barnave që ka cuar në rritjen e cmimeve të barnave, heqjen e komisionit të cmimeve të barnave dhe përjashtimin e urdhërit të Farmacistëve nga ky Komision, heqjen e distancës dhe kritereve teknike për hapjen e farmacive, hapjen e universiteteve pa kriter dhe diplomave të pamerituara që marrin në këto universitete”, theksoi Jaupllari.

Jaupllari ka theksuar edhe njeherë shqetesimin se shumë farmaci e ofrojnë këtë shërbim veterinerë.

Top Channel