Hetime për vdekjen e 22-vjeçares në maternitet

07/01/2012 00:00

Ka nisur heimi për mjekim të pakujdesshëm për 22-vjeçaren, e cila humbi jetën një ditë më parë në qytetin e Korçës.

Nje ekip mjekesh i ardhur nga Tirana ka bere ekspertizen per rastin ne fjale. Hetimi ka nisur jo vetem per mjekun gjinekolog qe ka asistuar gjate lindjes, por edhe per te gjithe personelin qe eshte marre me mjekimin e 22-vjeçares.

22-vjeçarja Erjola Dinoshi humbi jeten pasi solli ne jete femijen e saj te dyte. Pas daljes nga salla e lindjes, gruaja duket se ka pasur hemorragji te vazhdueshme dhe ka humbur jeten vetem nje ore pas lindjes. ipas familjareve e reja ka pasur nje shtatzani pa probleme dhe ka gezuar shendet te plote.  

Burime nga spitali kane pohuar se Dinoshi ka pasur nje lindje natyrale por komplikacionet i kane shkaktuar vdekjen. Per rastin e 22-vjecares dyshohet mjekim i pakujdesshem. Nese vertetohet kjo gje i gjithe ekipi mjekesor do te çohet per ndjekje penale.  

Ndërkohë edhe policia dhe Prokuroria e Korçës kanë nisur hetimet kryesisht për rastin e vdekjes së 22-vjeçares nga fshati Symiz pavarësisht se do të priten edhe rezultatet e ekspertizës mjekoligjore, që do të saktësojë shkakun e vdekjes së gruas dhe më tej fillimin ose jo të çështjes penale për bluzat e bardha në maternitetin e Korçës.

Mishel Papakozma, përgjegjës i maternitetit të Korçës, ndonëse nuk ka qenë i pranishëm në detyrë këtë ditë, tha se nga komunikimi me telefon me kolegët e tij ka mësuar se tek gruaja është shfaqur fillimisht ajo që quhet tension barre. Nga verifikimet paraprake, mjekët kanë dalë në konkluzionin se gruaja 22-vjeçare ka pësuar një hemorragji cerebrale që i ka sjellë vdekjen e menjëhershme.

“Kur gruaja do të dërgohej në sallën e operacionit për ndërhyrje kirurgjikale, nuk ishte më në jetë”, tha mjeku Mishel Papakozma. Një mbledhje urgjente në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Korçë ka analizuar rastin e vdekjes së nënës 22-vjeçare, por nuk është arritur në ndonjë konkluzion që të vërë para përgjegjësisë mjekun Niko Gurllari apo pjesëtarë të tjerë të stafit që kanë qenë të pranishëm gjatë lindjes së Erjola Dinoshit. Burime nga spitali i Korçës thanë se dyshimet e para janë për një vdekje të nënës së re nga hemorragjia cerebrale e menjëhershme, por ekspertiza mjekoligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Për realizimin e ekspertizës janë thërritur mjekë specialistë nga Tirana, por deri në orët e mbrëmjes së të premtes, ata ende nuk kishin mbërritur në Korçë.

Top Channel