Përmet, rritet varfëria

06/01/2012 00:00

Gati 1000 familje të reja i janë shtuar qytetit të Përmetit gjatë 5 viteve të fundit. Megjithëse statistika duken befasuese dhe në kushte normale do të përbënte indikator zhvillimi, kjo shifër vecse e ka varfëruar qytetin.

Në Përmet aktualisht trajtohen me ndihmë ekonomike rreth 370 familje ose gati 13% e banorëve ndërsa nevoja për trajtime me ndihmë janë shumë më të mëdha thotë nënkryetari i bashkisë, Vasil Pano.

Aktualisht në Përmet zhvillojnë aktivitet prodhues vetëm disa punishte të vogla të industrisë ushqimore dhe disa biznese materialesh ndërtimi, të cilët nuk mund të punësojnë qindra banorë të zbritur në qytet nga zonat përreth për të përmirësuar jetesën.

Top Channel