Greqi, banda shqiptare nën akuzë

06/01/2012 00:00

Në fillim të tetorit të vitit të kaluar, polica greke shkatërroi një
prej organizatave më të rrezikshme kriminale shqiptare ne Greqi.

Bëhej fjalë për pesë shtetas shqiptarë, të cilët u akuzuan se kanë kryer 36 grabitje të armatosura.

Aleksandër Pepa, Ermir Meta, Ervis Meta, Enea Pano dhe Sokrat Meniko, u lanë në burg nën akuza të cilat e klasifikonin bandën si një ndër më të rrezikshmet që është shkatërruar ndonjëherë në Greqi.

Banda e shqiptarëve, u akuzua se pervec metodave ekstreme te dhunes që ushtronin gjatë grabitjeve, në të paktën tre raste, përdhunoi në grup dhe pronaret e banesave të cilat grabiste.

Sipas policise, akuza u mbeshtet prej nje prej viktimave te grabitjeve te bandes,ne lagjen ‘Iliupoli’ te kryeqytetit helen. Viktima,nje 47-vjeçare,deklaroi se dy prej personave te ndaluar si anetare te bandes,e kishin shtyre dhe i kishin perplasur koken ne nje dere. Ne vazhdim, ajo kishte humbur ndjenjat dhe mbas rreth ne ore ne gjendje te fikti, gjeti ne trupin e saj shenja perdhunimi.

Vetem tre muaj me vone,ka qene organi i mjekesise ligjore,i cili ka rrezuar publikisht,te gjitha akuzat qe i jane ngritur bandes, me perjashtim te akuzave te grabitjes me arme. Mjeket ligjore Hara Spiliopulu dhe Maria Gjeorgjiu,publikuan ekspertizen mjeko-ligjore mbi viktimat e perdhunimeve dhe akteve te dhunes dhe ne asnje prej rasteve,pese shqiptaret e arrestuar, nuk vertetohet te jene autoret e perdhunimeve dhe dhunimeve mbi viktimat e grabitjeve.

Ne ekspertize thuhet qarte se ne asnje raste nuk eshte kryer marredhenie sekuale me dhune mbi femrat.
Ne rroba,trup ose ambientet e banesave ku jane kryer grabitjet, nuk jane gjetur gjurme gjenetike te personave te dyshuar si autoret e ketyre veprave penale.Ndonese ende nuk dihet nese drejtesia do te marre parasysh ekpertizen e mjekesise ligjore dhe te heqe akuzat ndaj pese shqiptareve te akuzuar,perpara se te nise procesi gjyqsor ndaj tyre, avokatet e Pepes, Metes, Mineikos dhe Panos, thane se tashme vertetohet pafajesia e tyre mbi keto vepra.

Ky zhvillim, tregon edhe nje here se polica greke tregohet teper e nxituar ne rastet kur te akuzuarit jane kryesisht shtetas te huaj.

Metodat jo te ndershme te policise greke,ne shume raste kane cuar mbas hekurave njerez te pafajshem,akuzat false mbi te cilet u kane kushtuar atyre shume vite burg.Policia dhe drejtesia greke jane akuzuar per fabrikim provash dhe denime jo te drejta edhe prej Keshillit te Europes, eksperte te se cilit, vizitojne qelite e paraburgimit dhe burgjet greke,dy here ne vit.

Top Channel