Aksident në Milot, një i vdekur

06/01/2012 00:00

Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë
rrugor, të ndodhur mëngjesin e së premtes në urën e Matit, në Milot.

Burime policore bëjnë me dije se një mjet më targa te Laçit është përplasur me një automjet me targa italiane, duke sjellë si pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. Të plagosurit janë dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Nga hetimet paraprake policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështirës në rrugë dhe shpjetësisë së madhe me të cilën udhëtonin mjetet.

Ndërkohë dyshohet edhe për një parakalim të gabuar. Forcat e policisë së Qarkut të Lezhës po merren me procedurat e nevojshme të ekspertizës dhe këqyrjes së vendit të aksidentit, të cilat do të zbardhin rrethanat e aksidentit.

Top Channel