Romët, në një repart ushtarak

05/01/2012 00:00

Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera tha se brenda pak
kohësh, rreth 90 romë që jetojnë në çadra në zonën e Babrrusë do të
strehohen në një godinë, që është në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ksera tha se ky vendim do te kalojë se shpejti ne Keshillin e Ministrave.

“Romët që janë strehuar atje janë nga njësi vendore të ndryshme të Shqipërisë. Ne jemi marrë me përpilimin e dokumentacionit për t’ia adresuar te njësitë vendore, sidomos te Bashkia e Tiranës, për të ndihmuar dhe kemi rënë dakord me Bashkinë, por përsëri këto ditë ne po kalojmë një vendim të Këshillit të Ministrave të vecante, ku Ministria e Mbrojtjes na jep një repart Ushtarak, afër Kombinatit në mënyrë që ne të bëjmë një qendër për pritjen e problematikave të tilla, jo vetëm për romët, por edhe për shtresat e tjera që kanë problematika të tilla”, tha Ksera.

Gjendja e familjeve rome ne kete zone eshte renduar dhe jetesa ne cadra eshte shume e veshtire. Femijet kane probleme shendetesore dhe nje pjese e madhe e tyre qendrojne ne rruge per lypje.
 
Ministri i Punes e beri njoftimin per strehimin e romeve ne nje godine, prone e Ministrise se Mbrojtjes, gjate nenshkrimit te Marreveshjes me komisioneren per Mbrojtjen nga Diskriminimi, e cila tha se gjate vitit te shkuar jane regjistruar vetem 20 ankesa.

Top Channel