Rindërtimi i sheshit “Skënderbej”

05/01/2012 00:00

Njësia task forcë në Prokurorinë e Tiranës ka nisur hetimet për
ndryshimin e destinacionit të punimeve në sheshin “Skënderbej” ne
kryeqytet, pas kallëzimit të bërë me herët nga grupi i këshiltarëve
socialistë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Burime prane grupit hetimor bejne te ditur se i jane drejtuar Bashkise se Tiranes me kerkese per mbledhje dokumentacioni mes te cilave, prokuroret kerkojne te dine se mbi cfare vendimi jane kryer punimet e reja dhe  perse eshte ndryshuar destinacioni i punimeve ne nje kohe kur kishte nje projekt te miratuar qe po zbatohej.

“Ne synojme – thane pjesetaret e grupit hetimor – te verifikojme nese ka dem financiar nga ky ndryshim i destinacionit te punimeve ne sheshin “Skenderbej”, nderkohe qe grupi i hetimit ka kerkuar dokumente shtese edhe nga kallëzuesit”.

Ne padi, grupi i keshilltareve socialiste thote se bashkia e Tiranes nisi zbatimin e projektit per rindertimin e sheshit “Skenderbej” ne mars 2010, sipas nje projekti te miratuar ne baze te ligjeve ne fuqi.”Ne 25 janar 2008  – thone keshilltaret –  u nenshkrua me Keshillin e Ministrave marreveshja e kontributit me vleren e 5 milione eurove nga qeveria kuvajtjane per financimin e projektit “Rinovimi i sheshit ‘Skënderbej’ dhe restaurimi i Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë”, ku si agjensi zbatuese e këtij projekti është caktuar Bashkia Tiranë.

Ne aktpadi me tej theksohet: Duke filluar nga faza e projektimit dhe në vijim e zbatimit të fazës së parë të projektit, janë investuar rreth 5 milion euro. Aktualisht nuk ka asnjë vendimmarje ligjore për të ndryshuar projektin dhe lejen e ndërtimit per keto punime. Kostoja e deritanishme e punimeve eshte e panjohur, e cila gjithsesi duke pasur parasysh volumin e madh të tyre duhet të llogaritet mbi 1 milion euro. Vlen të theksohet se këto punime në qëndër të një kryeqyteti europian, po kryhen pa pasur një projekt të miratuar sipas ligjit. Gjithashtu, këto punime janë duke shkaktuar një dëm të madh ekonomik publik, pasi praktikisht janë duke e shëndruar në “zero” vlerën prej rreth 5 milion eurosh të investuar deri tani sipas projektit dhe marrëveshjes me fuqinë e ligjit, si dhe kanë vënë në pikëpyetje vijimin e financimit të këtij projekti ne përputhje me procedurat ligjore.

Sheshi “Skenderbej” kishte mbi dy vjet qe ishte shnderruar ne kantier dhe ishte mbyllur per kalimin e automjeteve. Bashkia e drejtuar nga Lulzim Basha hoqi dore nga projekti i meparshem, duke zbatuar nje projekt provizor, sipas saj, per te mundesuar sistemimin e qendres se kryeqytetit.

Top Channel