Meta: Përparësitë e 2012-s

05/01/2012 19:30

Kreu LSI Ilir Meta është i pari politikan shqiptarë që del në një konferencë shtypi kur ka kaluar më pak se nje javë nga ky fillim vitit te ri.

Në këtë komunikim me gazetarët Meta parashtroi, disa prej prioriteve të LSI për 2012-tën. Ai tha se kryefjala e partisë që drejton do të jetë progresi i Shqipërisë drejt BE-s.

”Besoj se Lëvizja Socialiste për Integrim do të rrisë dhe përmirësojë edhe më shumë performancën e saj si një forcë politike qeverisëse, me qëllim realizimin e objektivave të mazhorancës, por njëkohësisht edhe të LSI-së si forcë politike.  Kryefjalë e angazhimit tonë do të vazhdojë të mbetet integrimi europian”.

Meta u shpreh se do të ishte modesti e tepruar nëse ai gjatë konventës së ardhshme të LSI nuk do të kandidonte për të drejtuar përsëri këtë forcë politike, e cila siç tha ai pati një rritje spektakolare gjatë zgjedhjeve lokale të 8 Majit.

Top Channel