Maqedoni, Spahiu “Personaliteti i vitit”

05/01/2012 00:00

Kreshnik Spahiu është shpallur “Personaliteti i vitit” në Maqedoni”. Ky vlerësim për drejtuesin e lëvizjes Aleanca Kuq e Zi është bërë nga mediat shqiptare të Maqedonisë, sipas të cilave viti 2011 ishte viti i shqiptarëve.

Në motivacionin thuhet se me anë të Aleancës Kuq e Zi u shpreh përfaqësia e medias shqiptare dhe se Spahiu ringjalli shpresat dhe po kontribuon në bashkimin e faktorit politik shqiptar.

Drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi ishte edhe në garën për “Personazh të vitit 2011” të organizuar nga Top Channel, por me një diferencë të ngushtë votash u rendit i dyti, pas kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Top Channel