Berisha: Do konkurojmë me Kinën

05/01/2012 23:00

Nga Parisi ku është duke marrë pjesë në seminarin “Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi” kryeministri Berisha ka prezantuar modelin ekonomik të Shqipërisë. Në panelin me temë  “Cilat janë fuqitë e reja?”, Kryeministri Berisha bëri një prezantim të modelit liberal ekonomik të ndjekur nga qeveria shqiptare duke shkuar më tej kur pashtroi ambicjen që Shqipëria mund të konkurojë edhe me vënde si Kina.

“Ndërkohë që liritë ekonomikë në botë vitin e kaluar pësuan një frenim, në Shqipëri u rritën me 16 përqind dhe investimet e huaja direkte u rritën me 316 përqind, sipas UNCTAD. Ato ishin 37 përqind më të ulëta në vitin 2010 sesa në vitin 2007. Kështu, unë mbetem optimist. Jam thellësisht i bindur se të gjitha këto arritje dhe sidomos arritjet që ka bërë Kina janë veçanërisht për sa i takon kërkimit. Dhe kjo është një gjë e mirë. Kina ka kaluar në krye sa i përket kërkimit dhe kjo është në interes të të gjithë njerëzimit. Ku ndodhet fuqia? Fuqia ndodhet tek liria. Unë besoj ende se bota është njëpolare. Modeli i vjetër duhet të reformohet, por edhe duhet të ndiqet, nuk duhet kundërshtuar. Modeli i vjetër ka fytyrën njerëzore dhe fytyra njerëzore është vitale. Ai është më tepër se disa ekzagjerime, fatura të shtrenjta dhe disa reforma, por nuk është kurrë për tu kundërshtuar”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha është ndalur edhe në qëllimin e cilësuar si madhor që Shqipëria të bëhet vend i gjelbër pasi potencialet janë të jashtëzakonshme duke renditur ato hidrike ku mund të ndërtohen 443 hidrocentrale dhe se pjesë e kësaj ambicje është mbjellja e 250 milion drurëve arrorë.

Top Channel