Arrestohet Komisioneri i Ruzhdies

05/01/2012 00:00

Pëllumb Myrtaj, ish-komisioner në zgjedhjet e vitit 2009 është arrestuar
nga Policia e Fierit me akuzën e kanosjes dhe armëmbajtjes.

Ndalimi i tij u be per shkak se pasditen e dates 3 janar ai ka qelluar me arme zjarri ne ajer per motive te dobëta thuhet nga policia, ne rrugen perpara baneses se nje shtetasi banor i fshatit Ruzhdie. Policia sekuestroi gezhoja dhe nje kreher automatiku. Motivet e dobëta ne fakt jane nje konflikt i nisur pas zgjedhjeve lokale.

Ish-komisioneri demokrat kundershtonte zgjedhjen e kryekomunarit aktual dhe per pasoje eshte konfliktuar me banoret qe e mbeshteten ate. Sipas deshmitareve konflikti ka vijuar gjate deri sa jane perdorur edhe armet ne shenje force. I ndaluari nderkohe eshte duke ndjekur nje tjeter proces qe eshte nisur ndaj tij. Behet fjale per akuzat per manipulim te zgjedhjeve te vitit 2009. Gjykata e Faktit e ka denuar me 7 muaj burg dhe 500 mije leke gjobe dhe ceshtja tani ndodhet ne Gjykaten e Apelit.

Top Channel