Sondazhi: Bizneset nuk gjejnë njerëz të kualifikuar

03/01/2012 00:00

Bizneset në Shqipëri e kanë të vështirë të gjejnë punonjës të
kualifikuar. Më shumë se gjysma e bizneseve, që u përfshinë në sondazhin
për mjedisin e biznesit dhe performancën e ndërrmarrjeve në vitin 2008
thanë se mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar përbën një pengesë
kyce për bërjen e biznesit.

Ne vitin 2009, sipas te dhenave te publikuara ne studimin e Institutit ‘Agenda’, te pakten 51% e firmave te medha, 41% e ekportuesve dhe 48 % e firmave te huaja raportonin mungesen e aftesise se punonjesve si nje nga pengesat kyce per zhvillimin e bizneseve.

Por nuk eshte vetem ceshtja e kualifikimit te punonjesve problem. Ne Shqiperi ka mungesa te medha ne profesione te rendesishme sic jane sherbimet, ku shkojne vetem 1.1 % e te rinjve. Nje numer i ulet studentesh, rreth 8.5 % preferojne te zgjedhin e edukim dhe trajnim dhe vetem 9 % duan deget e inxhinieri, perpunim dhe ndertim.

Por vec numrit te ulet te studenteve qe ndjekim arsimin e larte, Shqiperia po perballet me nje cilesi te ulet te  universiteteve dhe prodhimi i studenteve te kualifikuar. Studimet tregojne se parametrat kyc me te cilat matet cilesia e nje universiteti publik apo privat sic eshte raporti student – pedagog, hapesira e auditoreve apo numri i laboratoreve jane ashte standardeve normale.

Ne Shqiperi vetem 48% e e qytetareve kane perfunduar arsimin e mesem dhe te larte ne Shqiperi, duke na renditur ne nje nder vendet me perqindjen me te ulet ne Ballkan, ku mesatarja eshte 62 %.

Top Channel