Aksident në Pogradec, një i vdekur

03/01/2012 00:00

Një 41-vjeçar nga Pogradeci ka humbur jetën si pasojë e daljes nga rruga
të mjetit, ndërsa ka mbetur e plagosur edhe bashkëshortja e tij, e cila
ndodhej në automjet.

Sipas burimeve policore shkaku i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e 2 janarit duket se ka ardhur nga ecja tej limiteve të shpejtësisë. Drejtuesi i automjetit me targa greke Artan Blaceri ka qenë duke udhëtuar përgjatë aksit nacional Pogradec-Korcë së bashku me bashkëshorten e tij Nadire Blaceri 38-vjeçare, kur ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Rremenj dhe si pasojë e goditjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pas mbërritjes në vendngjarje të forcave të policisë dhe autoambulancës është shoqëruar për në spital 38-vjecarja, e cila pas marrjes së ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave cifti i emigrantëve ishte duke udhëtuar në drejtim të Mokrës për t’u takuar me disa të afërm dhe për të përcjellë urimet për Vitin e Ri.

Top Channel