Një natë më parë persona të paidentifikuar kanë dëmtuar me eksploziv dy
shtylla të tensionit të lartë në afërsi të fshatit Kallmet te Lezhes.

Një nga shtyllat ka pesuar demtime ne tre prej kembeve te saj mbeshtetese ndersa shtylles tjeter i eshte demtuar i gjithe bazamenti.

Demtimi eshte kryer mbi shtyllat e interkonjeksionit 400 kilovolt, qe sherbejne per transmetimin e energjise nga Mali i Zi drejt Shqiperise. Pak minuta pas shperthimit qe ka tronditur jo pak banoret e zones forca te shumta te policise kane shkuar ne vendngjarje per te bere te mundur zbadhjen e saj.

Nderkohe qe edhe punonjes te Operatorit te Sistemit te Transmetimit kane nderhyre per mos lejuar demtimin  e metejshem te shtyllave. Sipas informacioneve forcat e policise kane gjetur ne njejren prej shtyllave edhe nje sasi eksplozivi te pashperthyer e cila eshte caktivizuar nga ekspertet ne kete fushe.

Ne zonat e Lezhes dhe Lacit vendosja e eksploziveve ne shtyllat e tensionit te larte ka qene nje krim i perseritur edhe një vit më parë.Policia dhe prokuroria i ka regjistruar keto krime si akte terrori, pasi impakti i tyre ne ekonomi dhe jeten e komuniteti eshte jashtezakonisht i madh.

Top Channel