Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur, katër të plagosur

01/01/2012 00:00

Dita e parë e ndërrimit të viteve nis me nje aksident tragjik në Fushë
Krujë. Sipas burimeve zyrtare të policisë një autoveturë me targa të
Tiranës, e cila po udhëtonte drejt kryeqytetit ka goditur një kalimtar
të rastit në fshatin Afmetaç te Krujes, në aksin Fushë Krujë – Vorë.

Për pasojë qytetari ka gjetur vdekjen e menjehershme, ndërsa drejtuesi i mjetit duke u perpjekur për të shmangur goditjen është përplasur me pjeset mbrojtese te rruges duke plagosur rende edhe katër persona të tjerë, të cilet ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Sipas policise e cila ka perfunduar ekspertizën, drejtuesi i automjetit po ecte me shpetjesi te madhe dhe nga humbja e kontrollit ka shkaktuar vdekjen e nje qytetari dhe plagosjen e kater te tjereve. Si sot një vit më parë në këtë aks rrugore kanë gjetur vdekjen katër persona te tjere vetëm pak metra larg vendit të aksidentit të sotëm.

Top Channel