Zonja e Parë dhe aktore tek foshnjat e braktisura

31/12/2011 00:00

Askush më shumë se një femijë nuk merr vemendjen e prindërve dhe të
afërmve cdo ditë të vitit, por për fat të keq, shumë foshnje dhe fëmijë
nuk mund ta kenë këtë vëmendje. Disa prej tyre, të sapolindur, ndodhen
ne maternitetin e Tiranes Nena Geraldine.

Jane bebe qe kane lindur keto javet e fundit, por pa nenen e tyre prane. Kujdesi per keto bebe te braktisura nuk mungon nga i gjithe stafi i maternitetit dhe ne kete fund viti foshnjat, qe fatmiresisht gezojne shendet te plote jane vizituar dhe kane marre dhurata nga zonja e pare e vendit dhe personalitete te shquara shiptare, aktoret Tinka Kurti dhe Drita Pelingu. Kjo vizite ne maternitetin e foshnjave te braktisura ishte nje rast qe zonja Topi te bente nje apel per te rinjte shqiptare.

“Femija nuk duhet te jete produkti i nje aventure. Gjate jetes nuk do t’u mugoje kujdesi dhe ndihma nga shteti, por do t’u mungoje dashuria e nenes dhe ngrohtesia e familjes. Nje thirrje te rinjve qe te jene te pergjegjshem ne veprimet e tyre”, tha zonja Topi.

Ndersa zonja Drita Pelingu kishte nje mesazh tjeter shume prekes, qe i drejtohej nenave te ketyre femijeve te braktisur.

“Do t’u thoja nenave te femijeve, shikojeni femijet tuaj, jane ketu shume mire, por mungoni ju, nenat dhe dashuria e nene nuk zevendesohet, do uroja qe  ndonjera te gjente forcat dhe te vinte ta merrte femijen. Ngrihuni kunder mentalitetit. Femija nuk eshte nje turp”, tha aktorja e madhe..

Dhe meqe sot eshte dita e fundit e vitt, zonja Pelingu shpreson qe mesazhi i saj i urimit te jete dhe nje apel per shoqerine shqiptare per te treguar kujdes per keta femije cdo dite te vitit.

Ashtu si viti i kaluar, edhe 2011-a po mbyllet me një numër te larte te foshnjave te braktisura ne Tirane. Vetëm ne maternitetin Mbretëresha Geraldine, 30 te porsalindur kane mbetur vetëm nen kujdesin e mjekeve dhe infermiereve dhe punonjëseve sociale. Një nga këto foshnje fatkeqe është edhe Erdi, i cili ka lindur pothuajse 2 muaj me pare. Ai është gjetur nga Policia e Tiranes vetëm disa dite pas lindjes i braktisur nen gomat e një makine. Erdit do t’i duhet te prese tashme afro një muaj, për te kaluar ne jetimore apo për t’u birësuar nga ndonjë familje.

Top Channel