Përmbyset treni me naftë

31/12/2011 13:10

Mbrëmjen e djeshme, rreth ores 22, një tren i ngarkuar me naftë ka pësuar aksident në vendin e quajtur Vija e Ngjalës.

Treni me dy lokomotiva dhe 12 vagonë ishte nisur drejt Malit te Zi për të eksportuar një sasi të madhe nafte. Por, për shkak të ngarkesës së madhe në një zonë të ngritur të linjës hekurudhore, traseja nuk e ka mbajtur peshën, trarët e drynjte janë thyer dhe shinat jane zhytur në tokë, duke bërë që disa prej vagonëve të batohen dhe përmbysen disa metra më poshtë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ndërsa shërbimi i sigurisë private ka larguar edhe mediat nga vendi aksidentit.

Pjesa e vagoneve që nuk u përmbysen u largua gjatë natës, ndërsa paraditen e sotme punonjësit e kompanisë “ARMO”, eksportuesi i naftës punonin për të rikuperuar vagonat e përmbysur, të cilët janë plot me naftë.

Fatmirësisht, asnje person nuk është lënduar në këtë aksident, por është bllokuar qarkullimi Tiranë-Vlorë për shkak të dëmtimit të dëmtimit të rrugës hekurudhore.

Top Channel