INSTAT: Rritja ekonomike 0.5%

31/12/2011 00:00

Instituti i Statistikave ka konfirmuar zyrtarisht se rritja ekonomike ka
rene ne nivelet me minimale dhe se Shqiperia ka hyre thuajse ne
stanjacion ekonomik.

Sipas INSTAT ne tre mujorin e dyte te vitit 2011 rritja ekonomike eshte vetem 0,5 perqind krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Ndersa krahasuar me tre mujorin e pare te ketij viti Prodhimi Kombetar ka rene me 1,7 perqind. Deget qe kane pesuar renien me te madhe krahasuar me nje vit me pare jane industria, post-komunikacioni dhe ndertimi.

Keto sektore sipas shifrave te publikuara nga INSTAT ne krahasim me te njejten periudhe te 2010 kane nje renje respektive industria me 8,5 perqind, komunikacioni me 2,1 perqind dhe ndertimi me 1,7 perqind.Rritje ka patur sipas INSTAT bujqesia me 3,4 perqind krahasuar me 2010.

Ashtu si tregetia me 0,3 perqind. Tkurrja e rritjes ekonomike ne keto nivele me gjasa shuan perfundimisht shpresat qe ekomomia shqiptare te rritet me 3,9 perqind sic vlereson zyrtarisht qeveria. Pervec rritjes se ngadalete te mireqenies ulja e rritjes ekomonike krijon edhe paqendrueshmeri tek financat publike pasi sipas vleresimeve nese shifra e rritjes ekonomike per vitin 2011 do te zbrese tek 2 perqindeshi atehere Shqiperia kalon zyrtarisht kufirin ligjor te borxhit prej 60 perqind te prodhimit kombetar.

Top Channel