Darka e ndërrimit të viteve

31/12/2011 15:30

Ku do ta festoni natën e ndërrimit të viteve,  Në restorant apo në shtepi? 

Edhe pse një pjesë e madhe e shqiptarëve darkën tradicionale të ndërrimit të viteve e festojnë në shtëpi, mes familjareve dhe miqve, edhe rezervimet nuk kanë munguar.

Në shumë restorante të vendit, prenotimet kanë kohë që kanë përfunduar.

”Ndonëse shumica e shqiptarëve vazhdojnë të preferojnë të qëndrojnë në vatrat e tyre familjare në këtë ditë të ndërrimit të viteve, është në rritje numri i atyre që preferojnë të zgjedhin rezervimet nëpër restorante”, shprehet Valmira Albrahimi, manaxhere e një lokali.

Por, të rinjte kanë preferuar që pas darkës tradicionale në shtepi të zgjedhin bare me muzikë moderne dhe në prani të miqve të tyre. Prenotimet kanë përfunduar shumë ditë më parë, në pjesën më të madhe të bareve, të cilat do të popullohen pas orës 12 të datës 31 dhjetor.

”Sivjet kemi patur 280 prenotimet deri tani dhe kjo shifër është më e lartë se një vit më parë”, shprehet Klodian Doma, manaxher. Nata e ndërrimit të viteve është një festë e rëndësishme për të gjithë ne, ku gatimet tradicionale, muzika dhe urimet nuk mungojnë asnjëherë.

Top Channel