Një strehë për të braktisurit

30/12/2011 00:00

Janë rreth 75 fëmijë, burra e gra që prej disa muajsh jetojnë në çadra,
një pjesë e të cilave janë shkatërruar nga shiu dhe erërat.

Nuk kane ku te qendrojne dhe s’kane asgje mese te ushqehen. Femijet jane te semure, pasi qendrojne neper rruge duke lypur

Pas debimit te tyre me force nga banesat e tyre, prane ish-stacionit te trenit, Ministria e Punes premtoi se ne bashkepunim me pushtetin vendor do t’i strehonte ne godinat shteterore.Kane kaluar muaj dhe gjendja e tyre vetem rendohet. Ne keto kushte, ata kane protestuar disa here prane Ministrise se Punes, e cila ka kerkuar ndihma per ta. Kryqi i Kuq dhe Fondacioni Soros ka cuar prane tyre, cadra dhe ushqime, per te kaluar keto dite te ftohta te fundit te vitit.

Këto familje po mbijetojne duke lypur, duke mbledhur kanace, por nuk kane nje strehe per femijet e tyre, te cilet jane te prekur nga semundje te ndryshme.

Top Channel