Festa në pediatrinë e Tiranës

30/12/2011 00:00

Nuk ka pasur moment më të bukur për fëmijët e vegjël të shtruar në pavionin e Pediatrisë në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë, se shfaqja me kukulla në ambientet e spitalit vënë në skenë nga artistë të Teatrit Kombëtar për fëmijët.

Për të dytin vit radhazi, nën kujdesin e zëvendësministrit të Shëndetësisë,Bardh Spahiu, pacientët e vegjël që do t’i kalojnë festat e Vitit të Ri në spital janë argëtuar me aktorët, të cilët kanë ndarë me ta momente të bukura gëzimi dhe emocionesh.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme për ne dhe një përkujdesje e veçantë në këto ditë festash. Është një mënyrë për t’i thënë fëmijëve se festat nuk janë të plota nëqoftëse ata nuk buzëqeshin”, theksoi Spahiu.

Gjatë këtyre ditëve, biznese të ndryshme kanë gëzuar fëmijët e shtruar në spital me dhurata si lodra dhe veshje.

Top Channel