Ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari

30/12/2011 18:50

Interpol Tirana ka ekstraduar të premten nga Italia një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim për shfrytëzim për qëllime prostitucioni të vajzave të reja shqiptare.

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se gjatë orëve të pasdites ka mbërritur nga Milano në aeroportin e Rinasit, në Tiranë, shtetasi Renald Elmazi, 29 vjec.

Sipas burimeve, Elmazi akuzohet nga drejtësia shqiptare se në vitin 2009 ka trafikuar në Torino të Italisë një shtetase shqiptare, duke e detyruar atë me forcë të ushtronte prostitucion.

Burimet shtojnë më tej se në bazë të kësaj akuze dhe asaj të trafikut të qënieve njerëzore, 29-vjecari u arrestua dy ditë më parë nga autoritetet e vendit fqinj.

Top Channel