Nëpunësit: Duam rrogën e 13-të

28/12/2011 00:00

Sindikata e nepunesve reagoi sot ndaj asaj qe ajo e quan shkelje te
Kodit te Punes, ne lidhje me shperblimet per festat dhe mosdhenies se
pages se 13. 

“U mbyll viti 2011 dhe cështja e rrogës së 13-të vazhdon të mbetet e pazgjidhur. Qeveria për këtë vit u mjaftua vetëm me një shpërblim për të gjithë punonjësit prej 9 mijë lekësh, por që edhe kjo është kthyer në një makth për punonjësit e administratës shtetërore, sepse ende ka shumë institucione të cilët, që ende nuk e kanë marrë këtë 90 mijë lekësh. Për vitin 2012, asnjë i punësuar në administratën publike shqiptare nuk do të marrë as shpërblim pa marrë më parë miratimin e ministrit të Financave Ridvan Bode, apo dhe kryeministrit Sali Berisha. Një tjetër problem shumë i rëndësishëm dhe që shqetëson punonjësit e administratës eshte ceshtja e pushimeve për festat zyrtare, të cilat janë një shkelje flagrante e Kushtetutës. Vetem me një VKM u shkelet e drejta e administratës, për festat duke cilësuar se nëse festat bien gjatë ditëve të pushimit të javës, pra të shtunë ose të diel, ato konsumohen po atë ditë, por në nenin 86 të Kodit të Punës, thuhet vetëm e kundërta”, tha Entela Hysenllari, Konfederata e Sindikatave të Administratës.

Top Channel