E përplasi treni, ndërron jetë në spital

28/12/2011 00:00

Ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak të Tiranës 67-vjeçari Enver Saraci, i
cili në datën 26 dhjetor është shtypur nga treni i linjës Tiranë-Vlorë në vendin
e quajtur rrethrrotullimi i Savrës.
 

I ndjeri ishte duke shkuar per ne token e tij prane linjes hekurudhore, kur eshte goditur nga treni ne levizje. Per rreth nje ore ne gjendje shume te rende, por ende gjalle ai u la i shtrire ne toke ne pritje te ambulances se spitalit te Lushnjes. Pas nje ore pritje, policet vendosen ta transportojne vete per ne spital te aksidentuarin.

Mjeket i kane dhene ndihmen e pare dhe per shkak te demtimeve te medha qe 67-vjecari kishte ne koke eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Por i moshuari nderroi jete per shkak te plageve te medha.

Materialet proceduriale lidhur me ngjarjen aksidentale, i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lushnje, per veprime te metejshme.

Vonesa fatale e autoambulances

Asnjë nga 5 autoambulancat, disa prej te cilave fare te reja, nuk i shkuan ne ndihme 67-vjecarit Enver Saraci i cili dy dite më parë u aksidentua nga treni i linjës Tiranë- Vlorë.

Aksidenti ndodhi ne oren 9.30 te paradites së të hënës dhe te paret ne vendin e ngjarjes kane mberritur policet.Disa kalimtare e kane transportuar te plagosurin nga linja hekurudhore siper ne mbikalimin e superstrades ne pritje te ambulances, te cilen zëdhenesja e policise se qarkut Fier thote se eshte lajmeruar ne kohe nga shefi i Rendit te Lushnjes.

Per mese nje ore policet kane pritur ambulancen per shkak se i aksidentuari kishte plage te renda, por asnje nga mjetet qe qendrojne parkuar ne hyrje te spitalit nuk mberriti ne kohe edhe pse vendi aksidentit nuk eshte me shume se dy kilometra larg spitalit. Drejtoresha e ketij spitali ka reaguar nje dite pas ngjarjes duke thene se spitali eshte lajmeruar me vonese dhe ambulanca ka shkuar ne vendin e ngjarjes.

Burime zyrtare nga ana e policise thone se nga ana e spitalit rasti eshte neglizhuar, duke e cilesuar te aksidentuarin si të vdekur ne nje kohe kur ai ishte gjalle. Ne nje aksident te tille menyra e transportit eshte vendimtare dhe nje transport, si ky qe bene policet e Lushnjes mund te jete fatal.

 

Top Channel