Berisha: 2011, një banesë për 2.6 banorë

28/12/2011 00:00

Kryeministri Sali Berisha i kushtoi vëmendje në mbledhjen e qeverisë
vetëm një treguesi të dalë nga censusi, ndërtimit të banesave.

Sipas ketij treguesi, sic e shpjegon kryeministri Berisha, shqiptarët, ne 10 vitet e fundit kanë ndërtuar banesa me shume sesa cdo vend, duke arritur nje standard te vendeve te zhvilluara. Ne krahasim me vitin 2001, treguesi ishte 225 banesa per 1 mije banore, ndersa ne 2011 eshte 380 banesa per 1000 banore, duke cuar ne 740 mije numrin e familjeve qe jane ne pronesi te nje banese ose mbi 340 mije familje, qe kane ne pronesi nje banese te dyte.

Per kryeministrin Berisha arritja e ketij standardi eshte nje arritje historike dhe merita i shkon sipas tij sacrifices se shqiptareve punetore, modelit ekonomik dhe lirise per te ndertuar te ardhmen, kur vetem para dy dekadash shqiptaret dolen nga sistemi komunist, si vendi i dyte me i varfer ne bote.

“Në rast se në vitin 2001, një banesë i përkiste 3.9 shqiptarëve, në vitin 2011 ka 1 banesë për çdo 2.6 banorë. Numri i banesave në total është 1.075.881. Shqiptarët kanë ndërtuar në këto 10 vite më shumë sec kanë ndërtuar në 30 vite banesa për frymë, 25 kombe anëtërë të OECD-së dhe Bashkimit Europian”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha pranoi qe ne Shqiperi ka edhe te pastrehe, edhe te varfer, por sipas tij rezulatet e censusit hedhin poshte deklaratat e opozites per 1 milione te varfer dhe te papune ne vend.

“Flitet për një milion të varfër në këtë vend, me një aritmetikë fiks të 21 viteve më parë”, tha Berisha.

Ky tregues i censusit dhe rezultate te tjera te tij sipas kryeministrit jane te rendesishme edhe per cdo parti politike ne hartimin e alternativave te zhvillimit, pasi, sic thote kryeministri shqiptaret duhet te integrohet ne Europe vetem si vend i zhvilluar. “Ne nuk kemi pse te integrohemi si streha vorfnore e Europes. Ne do të krijojmë pasuri, ne do të krijojmë të ardhura, ne duhet të zhvillohemi sepse ne kemi gjithcka, për të qenë të tillë dhe urdhëro rezultati”, tha Berisha.

Top Channel