Aksident në Tiranë, 2 të vdekur

28/12/2011 00:00

Dy të vdekur është bilanci i një aksidenti tragjik i
ndodhur shume prane rrethrrotullimit të Zogut të Zi në Tiranë.

Mjetet e përfshira në aksident ishin një autoveturë tip Opel dhe nje mercedez Benz. Nga te dhenat e para hetimore mendohet se shkak i aksidentit ka qene devijimi i mjetit Opel nga sensi i levizjes, duke kaluar ne anen tjeter te rruges ku dhe ka shkaktuar perplasjen thuajse ballore me mjetin Mercedez.

Te dhenat e para bejne te ditur se nje prej personave qe ka humbur jeten ne kete aksident eshte Arben Hoxha 49 vjec banues ne Laprake, ndersa tjetri eshte identifikuar si Reshat Sinokollari. Nisur nga skena e aksidentit, ekspertet kane hedhur dyshime se devijimi i cuditshem i mjeti Opel, qe levizte nga Lapraka ne drejtim te rrethrrotullimit te Zogut te Zi, mund te kete ardhur si pasoje e ndonje problemi shendetesor te drejtuesit te ketij mjeti, duke bere qe makina te vazhdonte nje levizje te pakontrolluar.

Gjithsesi shkaqet zyrtare te ketij aksidenti pritet te dalin pas kryerjes se autopsise se viktimave dhe ekspertimit teknik te skenes se aksidentit.  

Top Channel